Haxhiu- Vetëvendosjes: Mos shitni pallavra, tregoni sa para keni marrë nga Blerim Devolli

Deputeti i PDK’së Bekim Haxhiu ka kërkuar nga deputët e Vetëvendosjes të tregojnë shifrën e saktë të parave që kanë marrë nga Blerim Devolli, shkruan Gazeta Metro.

Haxhiu ka thënë se anëtarë e deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, përfshirë edhe kryetarin e saj, Albin Kurtin, kanë përfituar nga Devollët.

Haxhiu ka theksuar se ish-deputeti i VV’së, Fisnik Ismaili ka përfituar 3 milionë euro nga Telekomi, ndërsa kryetari i VV’së sipas tij i ka marrë 10 mijë euro nga Devollët.

Deputeti i Vetëvendosjes që ka përfituar kontratë 3 milionë e gjysmë në Telekomin e Kosovës është Fisnik Ismaili. Deputeti tjetër i Vetëvendosjes që ka deklaruar se në prezencën e tij Albin Kurti i ka marrë 10 mijë euro nga Devolli në kafen e tij, ka emër dhe mbiemër. Mos na shitni pallavra këtu. Folni sa pare i keni marrë. Sa kanë shku në Vetëvendosje? Me shifra, saktë”, ka thënë Haxhiu.