Haradinaj tha se nuk i beson Hotit, Kadaj- Bujupi: Unë nuk i kam besu në vakt

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Donika Kadaj-Bujupi, e ka komentuar një deklaratë të kryetarit të partisë, Daut Haradinaj, se ai nuk i beson kryeministrit Avdullah Hoti.

Në një shpërndarje të lajmit me titull: Haradinaj – Hotit: Nëse nuk i beson Selim Selimit, atëherë nuk të besoj as unë ty, deputetja Kadaj Bujupi ka reaguar duke thënë: Unë nuk i kam besu në vakt.

Donika Kadaj-Bujupi, nuk e ka votuar qeverinë Hoti, për shkak që siç ka deklaruar kohë më parë nuk beson në qeverisjen e tij./blic/