Haradinaj: Kosova e shqetësuar pasi Serbia bleu drone dhe raketa nga Kina

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj ka reaguar  me anë të një postimi në profilin e saj zyrtar në Twitter pasi Serbia ka  blerë  dronë dhe raketa nga Kina.

Haradinaj ka thënë se Kosova është e shqetësuar pas blerjeve të fundit të Serbisë nga Kina dhe pas marrëveshjeve të vazhdueshme të armëve me Rusinë, raporton Gazeta Express.

Kosova shpreh shqetësimin e saj me blerjet e Serbisë nga Kina të dronëve dhe raketave. Pas marrëveshjeve të vazhdueshme për blerjen e armëve nga Rusia, blerjet e fundit shfaqin kërcënim direkt për paqen dhe stabilitetin e shteteve të Ballkanit Perëndimor, një rajon që është i përcaktuar për rrugëtimin euro-atlantik”, ka shkruar Haradinaj.