Haradinaj ‘e sponsorizon’ reagimin e tij të fundit ndaj kryeministrit Hoti

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka sponosorizuar në rrjetin social Facebook, postimin e tij ku i reagon kryeministrit, Avdullah Hoti, për shuarjen e Task-Forcës kundër korrupsionit.

“Bashkpartiakët tuaj edhe mund t’ju tolerojnë, por, ky është qëndrimi i shtetit aleat që është vendimmarrës për liberalizim të vizave RH”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ky reagim i tij erdhi pas përplasjeve mes partnerëve në koalicion.

Haradinaj, sot përmes Facebook-ut tha se shuarja e Task-Forcës shkakton pasiguri juridike.

Ndër të tjera Haradinaj akuzoi Hotin për përfshirje në drejtësi, derisa tha se politika nuk duhet të përzihet asnjëherë në drejtësi.

E nën anën tjetër, në reagimin e tij Hoti ia ka bërë me dije Haradinajt se që nga fillimi kjo qeveri ka patur për qëllim fuqizimin e shtetit ligjor.

Përplasja mes Haradinajt e Hotit vjen vetëm një ditë pasi koalicioni qeverisës zhvilluan takim në objektin e Kuvendit të Kosovës. Detajet nga takimi ishin të pakta, derisa u tha se u diskutua për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike dhe atë për Buxhet