Gjest heroik i Doktorit dhe Fizioterapeutit mitrovicas

Gjest heroik i Doktorit dhe Fizioterapeutit mitrovicas: E shpëtojnë një burrë që pësoi sulm në rrugë


Një burrë në moshë pësoi një sulm teksa ecte, dhe ra përtokë afër urës së Ibrit.

Por, për fatin e tij të mirë, aty afër ishin Doktori Gazmend Arifi dhe pjestari i FSK-së Fizioterapeuti Orhan Shabani, të cilët ia shpëtuan jetën.

Këta të dy, për disa minuta, u kujdesen për t’ia dhënë ndihmën e parë derisa erdhi emergjenca.

Pacienti shpëtoi falë tyre, dhe tani ekipet emergjente po merren me të.