Gjendja e të infektuarve me koronavirus në Spitalin e Pejës, 6 në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 70 pacientë me COVID-19. Prej tyre 59 janë të infektuar me koronavirus, ndërsa 11 pacientë janë në pritje të rezultateve.

Nga pacientët e shtrirë, 20 janë në oksigjenoterapi, 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje stabile.

Nga personeli i Spitalit 5 mjekë, 7 infermierë dhe 2 bioinxhinjer janë të infektuar me koronavirus.

Gjatë 24 orët e fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, janë kryer 9 lindje, 6 prej tyre kanë qenë normale dhe 3 me prerje cezariane.