Gjen eshtra në mal, dyshon se janë të vëllait të tij i zhdukur gjatë luftës

Një qytetar nga fshati Polanë e Istogut ka gjetur në një zonë malore disa mbetje mortore për të cilat dyshon se janë të vëllaut të tij M.M i zhdukur në mars të vitit 1999 gjatë luftës së fundit në Kosovë, shkruan Reporteri.net.

“Në një zonë malore gjatë gërmimit ka hasur në dy eshtra, tri gëzhoja të kalibrit të panjohur dhe një pjesë rrobë. Ankuesi dyshon se ështrat e gjetur janë të vëllaut të tij M.M i zhdukur i gjatë luftës së në fundit në Kosovë, më datë 27. 03. 1999”, ka thënë ky burim i Reporteri.net në Policinë e Kosovës.

Në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse policore të cilët kanë bëtë sigurimin e vendit të ngjarjes.

Lidhur me rastin Policia është konsultuar me njësitin e hetimeve të krimeve të luftës të cilët kanë sugjeruar që dëshmitë e gjetura në vend të ngjarjes të merren nga forenzika e Policisë në Istog .