Gjashtë të vdekur nga COVID-19 në Kosovë për 24 orë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se sot janë shënuar 132 raste të reja me coronavirus në Kosovë, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 118, nga 112 sa ishin dje.

pas njoftimit, më 15 korrik  në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 486 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 132 raste pozitive.

“Numri total i rasteve pozitive është 5.369 raste nga 29.546 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 118 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Më datë 15 korrik 2020, janë shëruar 83 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.545 raste, kurse numri I rasteve aktive është 2.706”, thuhet në njoftim.