Gashi: Jam kryqëzuar pse jam artist shqiptar

Gashi është përfshirë në debatin për vendosjen e Kosovës në hartë nga Apple.

Një debat është hapur në publik pasi kërkohet nga Apple që ta vendos Kosovën në hartë, shkruan lajmi.net.

Reagime të shumta kanë ardhur edhe nga emra të njohur, ndërsa së fundi lidhur me këtë debat ka reaguar reperi Gashi.

Ai përmes disa postimeve të njëpasnjëshme ka thënë se është kryqëzuar vetëm pse është artist me prejardhje shqiptare.

“Bëj shumë për komunitetin shqiptar. Jam kryqëzuar shumë nga njerëzit që më thanë se kam bërë gabim që kam bashkëpunuar me artistë shqiptarë. Që e ula veten. Po mundoheni të më sabotoni por që nuk mundeni. Unë kam arritur në Amerikë, si një artist shqiptar. Do e ndryshoj mënyrën se si tjerët na shohin, duke u frikësuar nga ne”, ka shkruar ndër të tjera ai.

 shohin, duke u frikësuar nga ne”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Reperi përmend faktin se si ka lansuar produkte që kanë shqiponjën dykrenare në to, këtë gjë e bëri si një burrë shqiptar që jeton në Amerikë.

Krejt në fund, ai bëri thirrje që Apple dhe Google ta vendosin Kosovën në hartë dhe tha se nuk e ndalin komentet negative, ngase i ka fansat e tij që pëlqejnë muzikën që bën. /Lajmi.net/