Gafa e parë e Bidenit në fjalimin e parë si president i zgjedhur i SHBA-së

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka bërë një gafë gjatë fjalimit më të rëndësishëm të jetës së tij, të shtunën në mbrëmje.

Demokrati që do të jetë në krye të Shtëpisë së Bardhë për katër vitet e ardhshme gaboi teksa po fliste për numrin e vdekjeve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara.

Nga shteti i Delawere, përballë një turme të entuziazmuar në një parking që thërriste emrin e tij prej disa orësh, pasi këndoi himnin amerikan 77-vjeçari u shpreh:

“Shpresoj se kjo mund të sigurojë një farë ngushëllimi dhe qetësimi për më shumë se (230 milionë mijëra), familje që kanë humbur të dashurit e tyre nga ky virus i tmerrshëm këtë vit”.

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në SHBA. është më shumë se 230,000.

Biden, që ka hyrë në skenën politike amerikane prej katër dekadash, njihet për gabimet kur flet para publikut, por kjo shënon gafën e tij të parë si president i zgjedhur i amerikanëve