Fotografia që tronditi botën! Vajza e vogël e vrarë nga serbët në Abri të Epërme, në vitin 1998

Më 26 shtator 1998, në Abri të Epërme, forcat serbe kryen një nga masakrat më të tmerrshme gjatë luftës në Kosovë.

Në vend të ngjarjes kishte arritur fotografi i njohur nga Zelanda e Re, Wade Goddard, i cili realizoi fotografinë që tronditi botën.

Fotografia e një fëmiu të vrarë nga policia serbe kishte pushtuar mediat botërore

Në këtë ditë u masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu, në mesin e tyre gra, fëmijë e pleq, nga mosha gjashtë muajsh e deri në 94 vjeçare.

Nga 25 shtatori, familja Deliu ishte strehuar në mal, për t’i shpëtuar sulmeve serbe.

Një ditë më vonë, më 26 shtator, rreth orës 10:00 paradite, aty kishte depërtuar këmbësoria serbe. Me këtë rast ishin dëgjuar të shtëna armësh e britma njerëzish.

Pas sulmit u zbulua, se të gjitha viktimat, fëmijë, pleq, gra e të rinj, ishin qëlluar në kokë nga afërsia dhe ishin masakruar derisa po përpiqeshin të iknin nga sulmi.

Trupat e të ekzekutuarve tregonin dëshmi të qarta të një kasaphane.

This post was last modified on 2020-09-26 9:52 pm