Flet Xhavit Ukaj, mohon se fyu dhe sulmoi Vjosa Osmanin…

Deputeti Xhavit Ukaj tha se në tensionin që pati me kryeparlamentaren Vjosa Osmani kishte të drejtë të nervozohej edhe ai edhe ajo.

“Ka qenë një fjalosje plotësisht e drejtë edhe nga ana ime edhe asaj”, tha ai për klankosova.tv.

Ai mohoi se ka përdorur gjuhë banale apo ofenduese ndaj Osmanit.

“I mohoj këto natyrisht, kamerat janë aty dhe mund të vërtetohen. As nuk e kam sulmuar. Ajo e ka keqpërdorur pozitën që nga fillimi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.