Flet më në fund Joe Biden: Po shkojmë drejt Presidencës

Kandidati demorkat për President të ShBA-ve, Joe Biden, ka folur pas një kohe të gjatë në një konferencë rreth rezultateve të fundit.

“Në bazë të votave që janë numëruar deri tani, është e qartë që po shkojmë drejt Presidencës, megjithatë do të presim të numërohet secila votë.” – ka thënë ai, duke shprehur më në fund optimizmin e tij, përcjell Politikajaahtme

Edhe Trump e kishte shpallur fitoren mbrëmjen e kaluar, por tashmë trendi i votave e favorizon z.Biden.

Biden ka fituar sipas projeksioneve mediale Wisconsinin, një shtet që mbahej nga Republikanët, dhe është rrugës për të fituar edhe në Arizonë, Pensilvani dhe Miçigan.