Filozofit të LVV-së nuk i hiqet inati nga Trump: Shkruan për sëmundjen e tij dhe e quan mashtrues

Anëtari i kryesisë së LVV-së, Elvis Hoxha, e ka quajtur mashtrues presidentin amerikan, Donald Trump, derisa ka folur për infektimin e tij me koronavirus, raporton Gazeta Express.

Në Facebook, ish-këshilltari i Albin Kurtit ka thënë se Trumpi quhet ai njeri që është gati ta ndajë botën më dysh: në ata që mbajnë maskë dhe ata që nuk mbajnë.

“Kur të dalë nga spitali do të thotë se mbajtja e maskës është shumë e rëndësishme dhe se Covidi ekziston. Përkrahësit e tij do të thonë se Trumpi i shpëtoi vdekjes sepse është Mesia. Por ata do të thonë edhe se Covidi nuk ekziston, por se presidenti i tyre i zemrës e thotë që t’iu marrë votat demokratëve. Me Trumpin pra, republikanët janë kthyer në përkrahës të mashtrimit. Një kandidat mashtrues dhe i papërgjegjshëm i kthen tërë votuesit e tij në mashtrues e të papërgjegjshëm”, ka shkruar Hoxha. /GazetaExpress/