Edhe Spitali i Ushtrisë së Kosovës pritet të hyjë në funksion të institucioneve shëndetësore

Raste të shumta te të infektuarve me koronavirus ka bërë që të mbingarkohet sistemi shëndetësor në Kosovë, e për këtë Ushtria e Kosovë është shprehur e gatshëm që tu del në ndihmë institucioneve shëndetësore me shtretër dhe kapacitete të tjera mjekësore Numri i shtretërve për pacientë do të rritet me kapacitetet e Ushtrisë së Kosovës. Mirëpo, atyre u mungojnë mjekët dhe respiratorët. Këto pritet t’ia ofroj SHSKUK-ja, Derisa në klinikat e QKUK-së e në spitale rajonale situata po vazhdon të rëndohet, me gjithsej 600 pacientë të shtrirë, në ndihmë do t’iu dal Ushtria. Hapësirat në Ushtrinë e Kosovës janë gati, por mungon stafi profesionistë për trajtim të pacientët me koronavirus. Në Spitalin Ushtarak, pasjet nuk janë të kompletuara për këtë lloj sëmundje, gjithashtu mungojnë respiratorët. Por ky spital posedon renegen të mushkërive, laborator, e aparatura për teste serologjike, megjithatë, nga FSK, besojnë se do të mbulohen nga QKUK.