E moshuara me Covid-19 kërkon ndihmë, stafi i Shtëpisë së të Moshuarve nuk i afrohet

Në MPMS thonë se kanë marrë masa për ti izoluar të prekurit me COVID-19, në Shtëpinë e të Moshuarve

Kjo e moshuar ka probleme shëndetësore.

Madje kjo banore e Shtëpisë e të Moshuare  në Prishtinë, ka një 1 javë që po përballet me virusin Covid- 19.

Kjo grua në moshë që është rezidente në këtë vend doli nga objekti ku po qëndronte e izoluar.

E për këtë ajo kishte një arsyeje .

Ajo po kërkonte ndihmë nga stafi i  këtij institucion, pasi nuk po ndihej mirë.

Por, këta të fundit nuk po munden ti ofrojnë një gjë të tillë.

Kjo pasi gruaja në moshë është pozitive, dhe kontakti me të paraqet rrezik për ta.

Andaj ata u detyruan të thërrasin personat e autorizuar nga stafi shëndetësor, për ta ndihmuar atë.
(EFEKT)

Por, kjo banorë nuk është e vetmja që po përballet me virusin Covid-19.

Javë më parë këtu rezultuan pozitiv, edhe disa banorë të tjerë.

 ‘’Në Shtëpinë e të Moshuarve po vazhdojnë trajtimin 30 banorë rezident, të cilët javë më parë kanë rezultuar pozitiv me Covid 19’’

Gjithë kjo shtëpi është nën përgjegjësinë e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.