E konfirmon ministri austriak: Sulmuesi i Vjenës e ka emrin Kujtim, është 20 vjeçar

Ministri i mbrojtjes së Austrisë ka dalur me një deklaratë, ku ka bërë të ditur identitetin e sulmuesit që kreu aktin terrorist mbrëmë në Vjenë, shkruan Gazeta Metro.

Karl Neahmmer tha se bëhet fjalë për një 20 vjeçar me dy shtetësi, i lindur në Austri.

‘’ Bastisjet e gjera në lidhje me sulmin terrorist ndodhën sonte. pas përfundimit të 15 kontrolleve në shtëpi dhe kështu disa arrestime, ne gjithashtu mund të japim numrin e identitetit të vrasësit të njohur. Vrasësi është një shtetas austriak 20 vjeç me dy shtetësi. emri i tij është Kujtim’’, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes.

Derisa ishte vetë ministri i mbrojtjes i cili tha se sulmuesi ishte simpatizant i ISIS, shkruan Gazeta Metro.

Kjo është deklarata nga Ministria e Mbrojtjes:

Sulmi i mbrëmshëm tronditi Austrinë, derisa raportohet për 3 viktima deri tani, dhe dhjetëra me lëndime të rënda, shkruan Gazeta Metro.

Ishte gazetari austriak i cili tha se nga disa burime ishte bërë e ditur që sulmuesi ishte me prejardhje shqiptare, saktësisht nga Maqedonia e Veriut, dhe bëhej fjalë për një 20 vjeçar.

Ky sulm ishte në vazhdën e sulmeve që ndodhën në Francë, derisa ishte vetë presidenti francez Emmanuel Macron që ngushëlloi popullin austriak, duke thënë se Europa nuk do dorëzohet nga këto sulme.

Mesazhe ngushëllimi dhe solidarizimi kanë ofruar liderët në mbarë botën, duke dënuar ashpër sulmet terroriste të tilla që kanë për qëllim frikësimin e qytetarëve të pafajshëm dhe dëmtimin e tyre.

Policia vazhdimisht u ka bërë thirrje qytetarëve austriak të mos lënë shtëpitë, dhe të mos përdorin transportin publik./gazetametro.net