Dramatike: Biden e merr kryesimin në Michigan, kjo mund të jetë goditje fatale për Trump

Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden e ka ngushtuar epërsinë ndaj rivalit republikan Donald Trump, pasi ka kaluar në epërsi në një prej shteteve kyçe të garës, Michigan.

Kur janë numëruar rreth 89 përqind të votave, Biden ka kaluar në një epërsi të lehtë në këtë shtet krahas kandidatit republikan,

Shteti i Michigan i ka 16 vota në Kolegjin Zgjedhor dhe mund të luajë rol të madh në përcaktimin e fituesit të zgjedhjeve.

Biden po prinë po ashtu me një epërsi të lehtë edhe në Wisconsin

Në anën tjetër, Trumpi ka epërsi më të lartë në Pensilvani, Karolinë Veriore dhe Georgia, por edhe në ato shtete epërsia mund të ngushtohet, sepse ka ende shumë vota që nuk janë numëruar.