Djuric: Serbia nuk e njeh kurrë Kosovën

Drejtori i zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric ka thënë se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, me qëllim po e mashtron publikun.

Sipas Djuricit, Hoti po e mashtron publikon vendas para së gjithash, por edhe atë ndërkombëtar.

“Hoti për njohje të pavarësisë së Kosovës mund vetëm të ëndërrojë. Çdo ditë është më larg prej saj. Ai dhe Isa Mustafa mund ta njohin vetëm njëri-tjetrin”, ka thënë Gjuriq përmes një deklarate, raporton “b92.net” të hënën.