“Der Spiegel” provokon Trumpin: Biden, bëj Amerikën përsëri të shkëlqyer

E përjavshmja gjermane “Der Spiegel” publikoi një kopertinë në shkurt 2017 që u përhap me shpejtësi në mediat sociale, dhe dje publikoi një kopertinë tjetër në lidhje me të.

Në kopertinë ishte një vizatim i Donald Trump që mbante kokën e prerë të Statujës së Lirisë në njërën dorë dhe një thikë të përgjakshme në dorën tjetër.

Në kopertinë ishte shkruar “America First”.

Ajo është një kopertinë nga 4 shkurti i vitit 2017 që tërhoqi shumë vëmendje dhe ditën që Biden u shpall President i ri i Shteteve të Bashkuara, Spiegel u përgjigj me një kopertinë të re.

Biden e kthen kokën te Statuja e Lirisë Der Spiegel dje postoi një kopertinë që shfaqte Joe Biden duke u ngjitur në një karrige dhe duke e kthyer kokën te Statuja e Lirisë.

Ai ka veshur një maskë dhe një kostum blu, dhe në kopertinë thuhet: “Bëni Amerikën përsëri të shkëlqyeshme”.