Deputetja e LDK-së, me shtëpi 90 mijë euro

Listës së personave që iu është verifikuar pasuria, iu janë shtuar edhe deputetët e rijnë që për herë të parë janë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Ndonëse emër jo shumë i njohur për publikun dhe e re në moshë, Rrezarta Krasniqi, deputet e LDK-së, duket se qëndron mirë me pasurinë që ajo posedon, shkruan arbresh.info.

Në Agjencinë kundër Korrupsionit, ajo ka deklaruar një shtëpi me sipërfaqe 150m, në vlerë prej 90 mijë eurove, që është trashëgimi nga prindërit.

Ndërsa, të hyra vjetore që i ka nga Kuvendi i Kosovës si deputete, ka 1.400 euro, ku ndër të tjera ka shënuar se këto para ende nuk i ka pranuar si pagën mujore, por sipas saj duhet të jetë përafërsisht 1400 euro./E.Ballazhi/Arbresh.info