Daut Haradinaj: Albin Kurtin është dezertor i luftës që nuk e njeh luftën e UÇK’së

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti është një dezertor i luftës, shkruan Gazeta Metro.

Haradinaj ka thënë se Kurti le të merret me krimet e veta dhe mos të flas për luftën e UÇK’së

“Krimet që i ka bë Albin Kurti më mirë le të merret me krimet e veta, unë nuk flasë për gjuhën e dezerterëve  të luftës në Kosovë, unë flasë për njerëz që kanë luftu, ata që s’janë kanë pjesë e luftës nuk e njohin luftën edhe s’kanë drejt me më tregu asi sende”, tha Haradinaj në Rubikon.

“Por në rast se z. Kurti e quan faren e UÇK’së individ, është gabim i z.Kurtit dhe jo i jemi”, tha Haradinaj