Dardan Molliqaj: Dje ka pasur festë në Vetëvendosje, Albini Kurti nuk do që ta shpëtojë UÇK’në

Ish-krahu i djathtë i Albin Kurtit, Dardan Molliqaj po thotë se në Vetëvendosje, dje ka pasur festë, pas konfirmimit të aktakuzës së Gjykatës Speciale për ish-presidentin Hashim Thaçi.

Dardan Molliqaj, që tash drejton Partinë Socialdemokrate të Kosovës, këtë deklaratë e ka bërë në ‘REPORTERI/INTERVISTA’, prodhimin televiziv të Gazetës Online ‘Reporteri.net’ për Kanal10, që shfaqet të dielën, prej orës 20:10, në REPORTERI.net dhe Kanal10.

Duke folur për konfirmimin e aktakuzës së Speciales për eprorët e UÇK’së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin, ai tha se në Hagë, “Po gjykohen këta njerëz, si drejtues të një formacioni, këtë rast Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

“Po gjykohet përpjekja për liri”, shtoi kreu i PSD’së.

https://youtube.com/watch?v=Y8UkJhQXWiY%3Ffeature%3Doembed

E sipas tij, zhvillimet e djeshme në Prishtinë, kanë shënuar festë në ish-partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje.

Shton se Albin Kuti nuk dëshiron ta shpëtojë UÇK’në, por vetëm bashkëpartiakun e tij të akuzuar, Rexhep Selimin.

“Gëzimi, festa, e Vetëvendosjes, deklarimi i Vetëvendosjes vetëm për Rexhep Selimin e jo për të tjerët, tregon se Albini nuk është tu dashtë me shpëtu UÇK’në”, tha Molliqaj