Çifti mirëpresin vajzën e tyre të parë pas 14 djemve

Një çift amerikan nga Michigani tërhoqi vëmendjen pasi mirëpritën vajzën e tyre të parë pas 14 djemve, pas afër tri dekadash pas lindjes së fëmijës së tyre të parë.

Kateri Schwandt ka lindur të enjten vajzën Maggie Jayne, teksa të dy prindërit janë shprehur se janë tepër të lumtur dhe të emocionuar.

“Ky vit ishte i paharrueshëm në shumë mënyra, për shumë arsye, por Maggie është dhurata më e mrekullueshme”, i ka thënë Detroit Free Press, Jay Schwandt.

Familja Schwandt për vite ka qenë në vëmendje të mediave lokale dhe kombëtare derisa ajo shtohej me anëtarë të rinj.