Blerim Latifi fajëson hoxhollarët për shqiptarët që po kryejnë suIme: Ata qe 20 vjet frymëzohen nëpër xhami

Profesori i filozofisë Blerim Latifi ka thënë se nuk është për t’u çuditur lajmi se edhe një shqiptar qenka pjesëmarrës në suImin e djeshëm në Vjenë, pasi sipas tij disa hoxhallarë që 20 vjet nxisin dhe frymëzojnë të rinj për t’u bashkuar në organizata të ndryshme.

Latifi thotë se hoxhallarë e ideologë vahabistë propagandojnë doktrina islamiste që prodhojnë jotolerancë, kundër të gjithë atyre që mendojnë e besojnë ndryshe.

“Janë po këta që i frymëzuan afër 1000 shqiptarë për t’iu bashkuar I.S.I.S-it dhe rrjedhimisht për ta njollosur kombin shqiptar në sytë e botës demokratike”, ka shkruar Latifi ndër të tjerash në Facebook.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=373624623782516&id=100034049441735