Koordinatori nacional për siguri kibernetike, njëherit zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Zafir Berisha, ka reaguar rreth vjedhjes së mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.
Ai ka thënë se pse është koordinator për sulme kibernetike, nuk mund t’i ruaj të gjitha sistemet e ndjeshme të institucioneve nga sulmet kibernetike.
Berisha ka reaguar pas shkrimeve të Agron Demit, pasi këtë të fundit e apostrofon në një shkrim në rrjetin social Facebook.
Postimi i plotë i Berishës pa ndërhyrje:
Raca e poshtër e sojit të Agron Demit po mundohen me u bërë interesant dhe lajm duke e lakuar emrin tim!
(Sipas këtij soji edhe arka e vjedhur në AUV është sulm kibernetik)
Hajni i shtëpis” sipas mendimit tim nuk mundet të quhet “sulm kibernetik”, sepse sipas asaj që deri në këto momente është publike, vjedhja e më shumë se 2 milion eurove në ministrinë e znj Bajrami, po delë të është bërë nga dikush mbrenda i cili e ka shfrytezuar “pauzën” për të ndërhy nëpër fjalekalime në sistemin e thesarit.
Nëse unë jamë koordinator Nacional për Siguri Kibernetike, nuk nënkupton se me “snajperkën” time të luftës duhet t’i ruaj sistemet e ndishem të çdo institucioni.
Detyra që jam duke bërë është që Kosova urgjenitishtë të ketë ligjin për Siguri Kibernetike, që për fatin e keq deri tash i mungon dhe përmes ligjit të krijojmë autoritete të veqant për siguri kebernetike
