Berisha: Kurti e VV po dalin të jenë sponsorizuesit kryesore të Gjykatës Speciale, iu shërbejnë agjendave ruso-serbe

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha, ka deklaruar se Vetëvendosje dhe lideri i tyre Albin Kurti, janë sponzorizues kryesor të Gjykatës Speciale, shkruan Gazeta Metro.

Berisha në Facebook ka shkruar se hipnotizimi i një pjese të shoqërisë nga Kurti dhe siç e quan VV’në ai si “sekti i tij politik”.

Ai ka thënës se VV dhe Kurti po vazhdojnë ti shërbejnë agjendave serbo-ruse në raport me UÇK-së duke u fshehur pas mosvotimit të Gjykatës Speciale.

Postimi i plotë:

Hiptontizimi i një pjese të shoqëris nga Albini dhe sekti i tij politik, ka bërë që sot në Kosovë të kemi një përplasje të vullneteve dhe interesave në shpërputhje me situatën në të cilëm gjendemi si shoqëri!“Hipnotizimi është një gjendje e ndërgjegjes njerëzore që ndryshon nga gjendja e zakonshme mendore. Llogaritet si trans mendor, që shënon një nivel tjetër të vetëdijes”.

Ofendimet, shpifje dhe linqimet, si dhe gjuha përçarse që po përdoret nga të hipnotizuarit e Albinit në drejtim të atyre që nuk mendojn si ata, po e rendon edhe më shumë jetën politike e publike në vendin ton.

Të vebuar për pushtet, të hipnotizuarit e Albinit dhe LVV, pa vetëdije vazhojn ti shërbejn agjendeva serbo-ruse në raport me UÇK-së duke u fshehur pas mosvotimit të Gjykatës Speciale, mosvotim që koha po tregon se e kanë bërë pikrishtë për të manipuluar me masat dhe për tu shitur si “patriot”, e që në faktē po dalin se jenë sponzoruzuesit kryesorë të kësaj Gjykate me sojin e Sh.Gashit e të tjerëve!