Azerbajxhani i merr një tjetër qytet Armenisë


Forcat e armatosura të Azerbajxhanit kanë çliruar një qytet tjetër nga pushtimi armen, midis përplasjeve të vazhdueshme kufitare në Karabakun e Epërm, njoftoi Presidenti Ilham Aliyev.

“Sot, ushtria Azerbajxhanase çliroi qytetin Jabrayil dhe disa fshatra nga pushtimi. Rroftë ushtria Azerbajxhanase. Karabaga është Azerbajxhan,” shkroi Aliyev në Tëitter.

Më herët gjatë ditës, Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë njoftoi çlirimin e territorit jug-perëndimor.

“Sipas informacionit të marrë nga burime të besueshme të Azerbajxhanit; pas fshatrave Buyuk Mercanli, Maralyan dhe Sheybey, ushtria Azerbajxhanase gjithashtu çliroi nga pushtimi qytetin Jabrayil, i cili ishte i një rëndësie kritike në rajonin e Karabagut.”

Operacionet e nisura nga forcat e armatosura të Azerbajxhanit me qëllim për të rimarrë territoret e okupuara vazhdojnë.

Luftimet filluan në shtator, kur forcat armene shënjestruan vendbanimet civile të Azerbajxhanit dhe pozicionet ushtarake në rajon, duke çuar në viktima.

Marrëdhëniet midis dy ish republikave Sovjetike kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Karabakun e Epërm, një territor i njohur ndërkombëtarisht i Azerbajxhanit.

Rezoluta të shumta të Kombeve të Bashkuara, si dhe shumë organizata ndërkombëtare, kërkojnë tërheqjen e forcave pushtuese.

Grupi i Minskut i OSBE – bashkë-kryesuar nga Franca, Rusia dhe SHBA, u formua në 1992 për të gjetur një zgjidhje paqësore të konfliktit, por pa rezultat. Sidoqoftë, një armëpushim u ra dakord në 1994.

Shumë fuqi botërore duke përfshirë Rusinë, Francën dhe SHBA kanë kërkuar një armëpushim të menjëhershëm. Ndërkohë, Turqia ka mbështetur të drejtën e Bakut për vetëmbrojtje.