
Luka Misetic, avokati i njohur amerikan me origjinë kroate në Twitter, ka kujtuar 10 vjetorin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës, duke thumbuar, Vuk Jeremicin, ish-ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, i cili kishte pësuar humbje të madhe përballë Kosovës në GJND, shkruan Gazeta Metro.
Sot bëhen 10 vjet që kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka shpallur vendimin këshillëdhënës, sipas të cilit deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.
Por ajo që ka rënë në sy është reagimi i avokatit të njohur amerikan me origjinë kroate, Luka Misetic, i cili ka reaguar duke e thumbuar diplomatin serb, Vuk Jeremic, dai ka thënë se vendimi i Jeremic në përballje me Deklarimin e Pavarësisë së Kosovës ka dështuar keq.
“Ishte vendim i Vuk Jeremic që Serbia të paraqiste një çështje para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë duke kundërshtuar Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës. Vendimi i Jeremicit dështoi keq”, ka shkruar avokati Luka Misetic në Twitter.
Kujtojmë se sot është 10 vjetori që kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dha opinionin pro pavarësisë së Kosovës, kjo ishte fitore e madhe e shtetit të Kosovës karshi Serbisë.
Vlen të theksohet se avokati i njohur, Luka Misetic, ka qenë edhe avokat i gjeneralit të famshëm kroat Ante Gotovina