Arrestohet i dyshuari i katërt për vrasje në tentativë në Prishtinë

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se sot është arrestuar edhe i dyshuari i katërt, i cili ishte i përfshirë në një rast “Vrasje në tentativë” në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë.

Sipas policisë, i dyshuari i katërt është arrestuar  dhe tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një revole.

Ngjarja kishte ndodhur me 1 korrik pak pas mesnate.

“Më 01.07.2020, pak pas mesnate, në rrugën ‘Agim RAMADANI’ në Prishtinë ka ndodhur një rast i iniciuar nga policia si: ‘Vrasje në tentativë’ dhe ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’. Policia si të dyshuar atë natë ka arrestuar tre të dyshuar. Një i dyshuar i katër është arrestuar sot, më 23.07.2020, të njëjtit, në momentin e arrestimit i është gjetur dhe sekuestruar një revole.  I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, bën të ditur policia./arbresh