Ankohej për dhimbje fyti, mjekët i nxjerrin japonezes nga fyti krimbin 10 centimetra

Mjekët i kanë nxjerrë një krimb të gjallë në bajame një guraje në Japoni, meqë krijesa kishte arritur në fytin e saj pasi kishte ngrënë një lloj peshku të rrallë, raporton The Guardian.

Gruaja 25-vjeçare, së cilës nuk i është zbuluar identiteti, kishte shkuar te mjeku qysh në mars duke u ankuar për dhimbje të fytit dhe të bajameve, pasi kishte ngrënë peshkun ‘sashimi’ në një restorant, transmeton lajmi.net.

Për fat të mirë mjekët e zbuluan shpejtë problemin, duke e identifikuar një krim me gjatësi 10 cm në bajame. Sipas pretendimeve të vijës së parë të frontit, ky krimb ka qenë brenda peshkut që ajo e kishte konsumuar në restorant.

Mjekët përdorën pinceta për t’ia larguar krimbin nga fyti që ishte ende gjallë dhe lëvizte vazhdimisht, raporton revista American Journal of Tropical Medicine and Hygiene.