Ambasada e Amerikës ka një porosi për qytetarët e Kosovës

Përmes një postimi në faqen e tyre në Facebook, ambasada ka kërkuar nga qytetarët që të vendosin maskën dhe të mbajnë distancën sociale, përcjell Gazeta Insajderi.

“Covid-19 është i vërtetë. Të rinj: Ne e dimë se është e rëndësishme të kaloni kohë me miqtë tuaj, thjesht bëjeni këtë me mend. Vendosni maskën tuaj, distancën sociale dhe mos harroni se po e bëni këtë për të mbrojtur miqtë tuaj sa më shumë për ju. Dhe mos harroni të pastroni celularin sa më shpesh dhe lani duart!”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Aktualisht në Kosovë totali i personave të infektuar me koronavirus janë 5118, të shëruar 2370 ndërsa 103 persona kanë vdekur nga koronavirusi.