Albin Kurti niset për Shqipëri, i ikën izolimit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka lënë izolimin e Prishtinës dhe ka kaluar kufirin në drejtim të Shqipërisë, raporton Gazeta inFokus.

Vetura e Kurtit është fotografuar mbrëmjen e sotme pak para orës 18:00, tek sa ka kaluar kufirin Kosovë Shqipëri.

Në Prishtinë nga ora 19:00 ka hyrë në fuqi ora policore dhe tashmë kryeqyteti është i zbrazur, kurse policia është duke e zbatuar me rigorozitet masën e ndalim qarkullimit, ku qytetarët po legjitimohen në hyrje daljet e qytetit.