Aktori kosovar: Nëse më shihni në ndonjë parti, dijeni se nuk jam normal

Aktori Adrian Morina nuk e ka ndërmend t’i futet politikës.

Në emisionin “Dhoma e Rrëfimit”, Adriani ka thënë se nuk e ka në plan të hyjë në politikë edhe pse ka kolegë aktorë që janë bërë pjesë e partive të ndryshme.

“Asnjëherë në jetën time nuk kam qenë në parti politike, nuk e përjashtoj mundësinë që të futem ndonjëherë por jo me vetdije. Momentin që më shihni në politikë, dijeni se nuk jam normal”, është shprehur Morina.

Ai ka shtuar se nëse do i futej politikës të gjitha veprimet e tij do të ishin jonormale.