Aksident në rrugën Prishtinë-Pejë, ka të lënduar

Një aksident komunikacioni ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë, konkretisht në vendin e quajtur Dollc të Klinës.

Në aksident janë përfshirë një veturë e tipit Mercedes dhe një kombi. Policia ka dal në vend të ngjarjes. Ndërkohë, sipas dëshmitarëve ka të lënduar.

KosovaPress ka tentuar të marrë më shumë informata nga zyrtarët e policisë të Rajonit të Pejës, por ata nuk janë përgjigjur.