Abelard Tahiri: Hoti është rreshtuar në anën e krimit dhe korrupsionit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë së kryeministri Avdullah Hoti është rreshtuar hapur në anën e krimit e korrupsionit.

Tahiri këtë e ka thënë pas shkarkimit të drejtorit të Policisë, Rashit Qalaj dhe shuarjes së Task Forcës kundër korrupsionit brenda Policisë nga kryeministri Hoti.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se  Hoti po merr vendime politike për t’ia hapur rrugën këtyre dukurive.

“Shuarja e Task Forcës Kundër Korrupsionit në Policinë e Kosovës, një mekanizëm me profil që hetonte veprat në kuadër të Prokurorisë Speciale, është goditje jo vetëm për sistemin operativ por edhe për besimin që kanë qytetarët në rend dhe ligj” ka shkruar Tahiri në Facebook.