Abdullahu: Qeveria Hoti është e brishtë, duhet koordinim me partnerë të koalicionit

Dialogu me Serbinë dhe çështjet tjera të brendshme po konsiderohen si sfida të radhës të Qeverisë së Avdullah Hotit. Sfidë tjetër sipas analistit politik, Faton Abdullahu, është edhe mungesa e koordinimit brenda koalicionit.

Qeverinë Hoti, Avdullahu e quan minore, pasi sipas tij, pjesa më e madhe e deuptetëve të PDK-së dhe VV-së janë jashtë saj.

Madje, ai thotë se Qeveria Hoti i ka të gjitha problemet përbrenda saj, duke filluar nga deklaratat e Haradinaj dhe Limaj.

“Qeveria Hoti është qeveri minore dhe ka probleme të natyrave të ndryshme që determinohen nga fakti se është Qeveri e vogël. Një nga arsyet pse është e tillë është për shkakun se pjesa më e madhe e deuptetëve të PDK-së dhe VV-së janë jashtë saj. Ky është problem i cili mund të tejkalohet. Qeveria Hoti ka probleme brenda saj dhe kuptuam edhe nga deklaratat e Haradinajt dhe Limajt, aëherë ky është problem i madh dhe vihet në pyetje dialogu dhe ekzistenca e Qeverisë Hoti, sepse është shumë e vështirë ti përballojë fenomenet e kësaj natyre dhe të vazhdojë edhe dialogun dhe proceset të tjera”, shtoi Avdullahu për Ekonomia Online.