Abazi: Kjo qeveri u ngjan atyre të Beogradit!

Haki Abazi i Lëvizjes Vetëvendosje ka deklaruar se institucionet e vendit janë jolegjitime dhe antidemokratike e që ju ngjasojnë atyre që kanë qenë antishqiptare dhe të kontrolluara nga Beogradi

“Ka pasë qeveri të dhunshme ky vend, ka pasë qeveri që ka përjashtu punëtorët nga puna, arsimtarët e nxënësit nga shkolla, ka pasë edhe të atillë që në emër të popullit kanë dënuar patriot me qindra vjet. Sot kemi institucionet me jolegjitime dhe antidemokratike që ju gjasojnë atyre që kanë qenë antishqiptare dhe të kontrolluara nga Beogradi”, ka shkruar Abazi në Facebook.

Ish ‘zëvendëskryeministri ka thënë se kjo qeveri sot është kundër vullnetit të shumicës.

“Pa marrë parasysh qeverinë e sikletit e kuislinge deri në zgjedhje, ne organizohemi bashkë për me shpëtu prej COVID 19 dhe me shpëtu prej papërgjegjësisë së nje grupi që kurrë nuk e ka pasë qëllim as interesin e qytetarëve dhe as bërjes së shtetit”, tha ai.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10157285774490718&id=544835717