27 vjeçari humbi jetën nga koronavirusi, del mesazhi përgjërues i vëllait ndaj kryeministrit

Vdekja e 27 vjeçarit nga Kavaja ka regjistruar sk andalin e radhës në menaxhimin që po i bëhet situatës nga COVID 19.

Edhe pse i riu kishte më shumë se 5 ditë që kishte rezultuar po zitiv me koronavirus e me simptoma, temperaturë e dhi mbje edhe për shkak të sëmundjeve të tjera, atij nuk iu dha asnjë ndihmë, deri në momentin që gjendja e tij vajti në pikën kritike ku ndërhyja në spital ishte thuajse e pamundur për ta mbajtur në jetë.

Që në ditën e parë, kur 27 vjeçari ka pasur simptoma dhe problemet për shkak të temperaturës së lartë ka telefonuar vazhdimisht në numrin 127 duke kërkuar ndihmë për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, por nga ana tjetër e telefonit ka marrë përgjigje negative me argumentin se nuk kishin çfarë ti bënin.

Pas refuzimeve edhe për ditën dytë nga ana e Urgjencës Kombëtare, familja e inf ektuar ka gjetur numrin e kryeministrit Edi Rama duke u detyruar ti shkruajnë atij për ndihmë, por edhe në këtë rast pa përgjigje.

SYRI TV disponon mesazhin që i vëllai i vi ktimës i ka dërguar kryeministrit Edi Rama, të cilin nuk po e publikojmë për arsye etike e mos identifikimin e familjes së prekur nga kjo tra gjedi. Por në përmbajtjen e këtij mesazhi, familja i kërkon ndihmë kreut të qeverisë, pasi gjendja e vëllait po përkeqësohet shumë e nga urgjenca nuk i jepet asnjë ndihmë

Mesazhi i dërguar Edi Ramës:

Përshëndetje zoti kryeministër…kam vëllain me Covid 19 por ka dhe sëmundje të tjera v uan nga Anemia Drepanacitoz dhe Hepatit B, gjendja e tij po përkeqësohet, marrim 127 nuk po na japin zgjidhje, ju lutem na ndihmoni!

Por ky nuk ishte i vetmi mesazh që i është dërguar Ramës. Pasi nga burime të tjera mësohet se vetë 27-vjeçari tre ditë para se të ndërronte jetë i ka shkruar kryeministrit, ku i l utej që ta ndihmonte pasi si ai dhe familja ishin keq.

Pas mesazheve dërguar Ramës dhe insistimit në numrin 127 dy ditë më parë 27 vjeçari u morr me ambulancë për tu transportuar për në Spital, por duket se mjekët e kanë pasur të pamundur për ti dhënë atij ndihmën që do e mbante në jetë. Por nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë ka reaguar për rastin ën fjalë, duke deklaruar se 27 vjeçari nuk vdiq nga COVID se ishte simptomatik.