Një grua me origjinë shqiptare nga Kosova humbi jetën nga tërmeti tragjik në Izmir, ndërsa djali i saj është në gjendje të rëndë për jetën.
Besmira Bylykbashi, që studion dhe jeton prej disa vitesh në Izmir rrëfeu për Abcnews.al
se Nazmiye Doğrayan 62-vjeçe dhe djali i saj u gjetën pas 24 orëve nga kërkimet.
Por vetëm djali kishte arritur të mbijetonte. “Nëna dhe djali u gjetën të përqafuar në rrënoja.
Nëna e kishte mbuluar djalin me trupin e saj.
Djali 28-vjeç është në gjendje të rëndë për jetën” tha ajo për Abcnews.al.