18 viktima nga koronavirusi në Serbi brenda 24 orëve: Brnabic thotë se kjo është dita më e keqe

Në 24 orët e fundit, 18 persona kanë vdekur nga koronavirusi në Serbi dhe janë regjistruar  386 raste të reja.


Kështu tha kryeminstrja serbe, Ana Brnabic e cila shtoi se sot është dita më e keqe nga fillimi i luftës kundër Covid- 19.

“Sot, për fat të keq, sipas një numri të madh të parametrave, është dita më e keqe nga fillimi i luftës me koronën. Në 24 orët e kaluara 18 njerëz vdiqën nga korona”, tha ajo në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, raporton Tanjug