15 të vdekur nga COVID-19 për 24 orë

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë vdekur 15 persona si pasojë e infektimit me COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka publikuar të dhënat për 24-orëshin e fundit

Numri i personave të vdekur ka shkuar në 227.

“Numri total i rasteve pozitive është 8.330 raste nga 36.509 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 227 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Numri i personave të vdekur ka shkuar në 227.