103-vjeçari fiton betejën me COVID-19: Kam kaluar shumë në jetë, koronavirus nuk më tremb

Një burrë 103-vjeçar është shëruar nga Covid-19 në Pakistan për t’u bërë një nga të mbijetuarit më të vjetër të sëmundjes në botë, duke mposhtur shanset në një vend me një sistem të dobët të kujdesit shëndetësor, thanë të afërmit dhe mjekët e tij.

Aziz Abdul Alim, një banor i një fshati në rrethin malor verior të Chitral, u largua javën e kaluar nga urgjenca e një qendre mjekësore, pasi u diagnostikua me koronavirus në fillim të korrikut.

Djali i 103-vjeçarit, Sohail Ahmed, tha për Reuters:

Ne ishim të shqetësuar për të duke pasur parasysh moshën e tij, por ai nuk ishte aspak i shqetësuar.

Ahmed citoi të atin që i thoshte se ai kishte kaluar shumë në jetë dhe koronavirusi nuk e trembte atë. Megjithatë, atij nuk i pëlqente të ishte i izoluar.

Një marangoz deri në moshën 70 vjeçare, Alim ka nëntë djem dhe vajza, tha Ahmed, i cili është vetë në të 50-tat, duke shtuar se babai i tij ishte ndarë nga gruaja e tij e katërt dhe aktualisht është martuar me të pestën e tij.

Alim gjithashtu kishte nevojë për mbështetje morale dhe psikologjike gjatë karantinës dhe trajtimit të tij, tha për Reuters, doktor Sardar Nawaz, mjeku kryesor në Qendrën Shëndetësore Aga Khan.

Qendra e improvizuar u krijua në një konvitk vajzash vetëm disa javë para se të shtrohej Alim dhe është e vetmja e pajisur për t’u marrë me pacientët Covid-19.

Pakistani ka regjistruar më shumë se 270,000 raste të sëmundjes dhe 5763 vdekje. Ndërsa numri i pacientëve ka rënë gjatë muajit të kaluar, zyrtarët e qeverisë kanë frikë se mund të ketë rritje gjatë festimeve të Myslimanëve për Bajram, në fillim të gushtit.